Vrasjet në vend/ Nako: Aktiviteti i grupeve kriminale mbështetet nga organet me natyre shtetërore
Pëllumb Nako, ish-drejtor policie, ka komentuar situatën kriminale në vend, ku brenda tre ditësh janë vrarë tre persona.
I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Siklajda Shorja, Nako shprehet se organet e drejtësisë duhet të punojnë më shumë në mënyrë që të parandalojnë krimet që shqetësojnë publikun.
Më tej ai thekson se aktivitetet e grupeve kriminale mbështeten edhe nga organe që kanë të drejtë vendimarrje dhe që janë të përfshirë në punët e shtetit.
"Kemi dy aspekte lidhur me reagimet që kanë autoritetet në lidhje me këto ngjarje. Është reagimi i parë lur kryejnë operacione të suksesshme, që dalin për suksesin e arritur, or kur ndodhin ngjarje që shqetësojnë publikun nuk dalin në deklaratat zyrtare për t’u vend për të vendosur një qetësi. Kjo lidhet me intensitetin e aktivitetit të krimit të organizuar, grupet kriminale kanë nj aktivitet permanent.
Opinioni publik apo organet kompetente vihen në veprim pasi ndodh ngjarja. Të dyja organet qoftë Prokuroria apo policia duhet të punojnë më shumë që t’i paraprijnë këto ngjarje, t’I paraprijnë edhe aktivitet që zhvillojnë këto grupe. Vrasjet shqetësojnë rëndë opinionit publik. Vrasjet e tipit mafioz do t’I quaja vrasje për larje hesapesh, aktiviteti kriminial është në vazhdimësi.
Aktiviteti i grupeve kriminale është i pamundur pa mbështetjen e organeve apo devijimeve të një natyre shtetërore e ka të pamundur për të arritur në finale e aktivitetit. I vetmi aktivitet i tyre është pastrimi i parave, po kanë problemet e pastrimit të parave. Në këtë kontekst pastrimi i parave nuk mund të bëhet pa ndihmën edhe pa mbështetjen e organeve që kanë fuqi për të kryer këtë proces.

