"Rama na e bëri me pemë e lodra, këta na e zaptuan. Lokal këtej e lokal andej" Protesta e banorëve të "Xhamlliku"
Një grup banorësh në rrugën "Hoxha Tasim" në zonën e njohur ndryshe si "Xhamlliku" në kryeqytet kanë protestuar këtë të enjte kundër zaptimit të hapësirës publike nga një biznes privat.
"Një banor këtu ka blerë këtë hyrjen këtu edhe do të bëjë biznes jashtë pallatit," thotë banori.
Thonë se biznesi po zgjerohet duke zënë hapësirën e përbashkët.
"Lokal andej, lokal këtej tani dhe këtu do bëjnë lokal. Do e mbyllin komplet. Ne zoti kryeministër na e bëri me pemë, me lodra fëmijësh këto tani e zaptuan," thotë banorja.
Nga ana tjetër ato kanë shkuar dhe në polici, ku sipas dokumentave biznesi po i kryen punimet me leje nga bashkia Tiranë.
"Kam marrë një lejë për ndërtim 56 metra katrorë, këtë sheshpushimin këtu komplet që është dhe rruga e pallatit," thotë banori
Pema që digjet prej një viti
6 Maj, 15:00
Thonë se nuk janë pyetur.
"Pa na pyetur ne, s'kemi dijeni fare ne. Ky pretendon se ka marrë lejë nga banorët," thotë ai.
Për këtë çështje janë ankuar në bashkinë Tiranë për të cilën kanë edhe një thirrje.
"I drejtohemi kryetarit të bashkisë Tiranë ta marrë në dorë situatën edhe të na japë përgjigje, sepse është njeri që e kemi votuar ne të gjithë edhe nuk jemi pishman por në këtë formë që bëjnë këta na ve në pikëpyetje edhe veten edhe ne," thotë banori.
Të gjendur pa një përgjigje kanë bërë dhe një kallëzim në prokurori.
Sipas tyre, hapësira që sot është zaptuar nga biznesi ka qenë park, ndërsa sot po jepet për interesa personale.


