Sejko: Aktiviteti ekonomik në muajit e fundit më i lartë nga sa e prisnim, rritja do të jetë mbi 5.3%

Përmes në konference për shtyp, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u shpreh se ritmi i rimëkëmbjes ekonomike është përshpejtuar dhe se ka një përmirësim në tre muajt e fundit.

Sejko tha se rritja e aktivitetit ekonomik në vend në muajit e fundit ka qenë më e lartë nga sa pritej nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.

Sejko: Ritmi i rimëkëmbjes është përshpejtuar dhe ka ardhur drejt përmirësimit ekonomia në tre muajit e fundit. Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se rimëkëmbja nuk është e plotë dhe pasojat e pandemisë janë të dukshme në rënie të punësimit dhe në rritje të papunësisë. Politika monetare do të mbetet në kahun lehtësues. Rritja e aktivitetit ekonomik në muajit e fundit ka qenë më e lartë nga sa ne e prisnim. Kemi pasur edhe rritje të inflacionit në shkurt dhe mars edhe pse është poshtë objektivit tonë.

Sejko shtoi se rritja ekonomike do të jetë mbi 5.3% dhe është parashikim më i lartë se parashikimi i mëparshëm që ishte 4.9%.

Sejko: Tremujori i parë i këtij viti ka pasur gjallërim të ekonomisë edhe pse të dhënat janë indirekte. Sektori bankar ka financuar edhe bizneset dhe familjet. Në muajin mars treguesi i kredive me probleme zbriti nën 8% duke regjistruar nivelin më të ulët që nga viti 2009. Rritja ekonomike do të jetë mbi 5.3% dhe është parashikim më i lartë se parashikimi i mëparshëm që ishte 4.9%.