SHBA nderon Dëshmorët e Shqipërisë: Le të kujtojmë përherë sakrificën e tyre
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Maj 2021, 16:40
Ambasada Amerikane në Tiranë ka nderuar kujtimin e dëshmorëve që dhanë jetën për liri me rastin e 5 Majit.
"Në Ditën e Dëshmorëve në Shqipëri ne nderojmë kujtimin e të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë. Le të kujtojmë përherë guximin, përkushtimin dhe sakrificën e tyre," shkruan Ambasada në Facebook.
Në nderim të Dëshmorëve të Atdheut sot u zhvilluan homazhe edhe nga krerët e shtetit pranë memorialit “Nëna Shqipëri” në Tiranë.
???????? | Në Ditën e Dëshmorëve në Shqipëri ne nderojmë kujtimin e të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë. Le...
Posted by U.S. Embassy-Tirana on E mërkurë, 5 Maj 2021
