Zjarr pranë "21 Dhjetorit?!" Joooo... Po digjen plehrat/ Video pa koment

Në momentin e parë nëse shikon këtë video alarmohesh pasi mendon se një apartament, apo një shtëpi po digjet aty afër.

Shqisat i vë në alarm për të dëgjuar sirenën e ndonjë zjarrfikëseje që mund të duket në horizont,  ose bën gati telefonin të formosh numrin 128: Alo, diçka po digjet pranë “21 dhjetorit” në Tiranë.

Por jo, nuk është asgjë nga këto, po digjen koshat e plehrave. Sa i takon efekteve të ndotjes së ajrit që mund të shkaktojë kjo djegie e plehrave i kuptoni vetë.

Video mbërriti në redaksinë e Ora News sot në orën 14:00