Hasani: Presidenti mund të shkarkohet vetëm për krime të rënda kushtetuese
Avokati Shaqir Hasani, ka komentuar së fundmi procedurat që po ndiqen nga Partia Socialiste për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetarin Sebastian Zonja, Hasani shprehet se kreu i shtetit mund të shkarkohet vetëm nëse ka bërë shkelje të rënda kushtetuese.
"Presidenti gëzon të gjitha të drejtat dhe imutetietin që i sigurohen me ligj. Për fat të keq në vendin tonë është një figurë që mund të përdhoset në të gjitha format siç kemi parë në vazhdimësi dhe tani. Kushtetuta thotë se Presidenti shkarkohet vetëm për shkelje të rënda të Kushtetutës, po kush është shkelja e rëndë këtu? Përshembull shkelje quhet nëse Presidenti do të kishte nënshkruar marrëveshjen e detit pa pyetur Parlmentin. Asnjë veprim tjetër që përjashton këtë mënyrë, nuk mundet që Presidenti të dërgohet për shkarkim. “
Më tej, thekson se gjuha e ashpër e Presidentit që ka përdorur para zgjedhjeve, nuk janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe sipas tij, janë mesazhe që i ka përcjellë popullit.
“Vetë presidenti është një institucion i pavarur që shërben si rregullator në sensin e parimit të ndarjve të pushteteve. Është i vetmi isnstitucion i pavarur dhe në këtë rast ndoshta fjalët dhe mesazhet e tij i kanë trajtuar si antikushtetuese, por në pikëpamjen time nuk ka asnjë gjë jokushtetuese. “
Ai shton se Meta nuk ka kryer shkelje të rënda sa të largohet nga posti i tij.
“Presidenti ka shumë pak fuqi kur sillet si servil dhe shumë fuqi kur ai zbaton rregullat kushtetuese dhe bëhet mbrojtës i saj. Nuk kam parë shkelje të rënda nga ato që cënojnë figiurën e tij përkundrazi kam parë që ka dhënë mesazhe në vazhdimësi për të ruajtur themelet e Republikës. Unë nuk mendoj që një President i Republikës për shpehejn e mendimit të lirë të mbajë përgjegjësi penale ose të largohet nga posti i tij.”
Më tej, Hasani thekson se Parlamenti jonë është ilegjitim, që prej kohës kur deputetët djegën mandatet.
“Dua të bëj të qartë publikisht se ne kemi politikanë servil ekstrem. Në çdo vend të botës kur ka diçka që nuk shkon, dikush jep dorëheqjen, për t’i hapur rrugë rizgjedhjes. Parlameti jonë është iligjitim, që nga dita që një grup deputetësh kanë djeg mandatet. “


