Basha dhe Rama u takuan në Rinas? Reagon PD: Gënjeshtër për të mbuluar vjedhjen e votave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Maj 2021, 15:40
Partia Demokratike ka mohuar zërat për një takim mes kryetarit Luzlim Basha dhe kryeministrit Edi Rama në Rinas.
Në media u raportua se Basha dhe Rama mund të kenë pasur një takim mes tyre, ndërkohë PD e ka hedhur poshtë.
Përmes një deklarate selia blu shprehet se kjo është gënjesstër për të mbuluar vjedhjen e votave.
Deklarata e Partisë Demokratike :"Nuk ka patur asnjë takim midis Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Kjo është një gënjeshtër tjetër për të mbuluar vjedhjen më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë nga Rama-Doshi-Rakipi dhe bandat e tyre."
Eurokomisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi pas konferencën në aeroportin Nënë Tereza pati edhe një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha i cili u zhvillua pa praninë e medieve.

