I fejuari e tradhëtoi online me të tjera, vajza anulon dasmën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Maj 2021, 10:31
Leela Li, një e rë që planifikonte të martohej, anuloi dasmën e saj, pasi zbuloi se i fejuari po e tradhtonte online, raporton prestigjozja Mirror.
Vajza ndau historinë me ndjekësit në TikTok dhe thotë se anuloi dasmën 26 ditë para ditës së martesës.
Leela Li, rrëfen se familja e gjykoi për vendimin e saj të ashpër.

"Unë e anulova dasmën time 26 ditë para se të mendohej të ndodhte, sepse gjeta ish të fejuarin në një faqe në internet për të rritur," rrëfen ajo.
"Do bëhej dasmë e madhe. Nuk ishte vetëm një mbledhje e vogël, kishim 101 të ftuar."

