E bujshme, Jose Mourinho trajneri i ardhshëm i Romës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Maj 2021, 15:33
Na pret një sezon fantastik i Serisë A në shtator. Kampionatit italian i rikthehet një trajner si Jose Mourinho pas 11 vjetësh dhe jo më me Interin por te Roma.
Duket e habitshme për lidhjen e tij të fortë me zikaltërit por ja që Special One ka vendosur të drejtoj verdhekuqtë që sot zyrtarizuan edhe largimin e Fonsecës nga skuadra në fund të këtij sezoni.
Sarri drejt Romës, merr me vete edhe Elseid Hysajn
4 Maj, 11:54
Pak ditë më parë, vetë Mourinho e paralajmëroi se do te drejtonte një ekip tjetër italian pavarësisht aventurës së tij me Interin më parë ku fitoi Tripletën në 2010, dhe tani e bën zyrtare klubi verdhekuq.
Aventura e tij do të nisë më 1 Korrik teksa detaje të tjera do të mësohen në ditët në vijim.

