Zëdhënësi i Presidentit: Transparenca për votën e çdo qytetari, vendimtare për demokracinë

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, shprehet se është e domosdoshme që procesi i administrimit të zgjedhjeve të vazhdojë deri në fund.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Blushi shkruan se transparenca për votën e qytetarit është vendimtare për besimin te zgjedhjet dhe Demokracia.

“Është e domosdoshme të vazhdojë procesi i administrimit të zgjedhjeve deri në fund, në respekt të Kodit Zgjedhor. Transparenca dhe respekti për votën e çdo qytetari, që mori pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, është vendimtar për besimin te zgjedhjet dhe Demokracia. Kjo është çështje e interesit kombëtar sot dhe jo problemet e brendshme të partive.”