"Të presësh të vdekurit e Bashkisë…", Rama thumbon keq Dritan Lelin gjatë inspektimit të Lungomare2
Për të mos ndikuar në rezultatin e zgjdhjeve të PS në Vlorë, kryesocialisti Edi Rama e kishte paralajmëruar se me kryebashkiakun Dritan Leli që refuzoi ftesën e tij për të qenë pjesë e listës do të merrej pas fushatës. Një javë pas 25 prillit, Rama ka ironizuar Lelin nga Vlora, duke e konsideruar si një njeri të vdekur brenda Bashkisë.
Kryesocialisti, Edi Rama, nuk e ka harruar refuzimin Dritan Lelit për të qenë pjesë e listës së Vlorës të PS në zgjedhjet e 25 prillit.
Kryebashkiaku, jo vetëm që u ndalu nga Rama për të dalë në fushatën elektorale të kandidatëve socialistë, por kryeministri vijon të hakmarret politikish edhe në raport institucionale.
Kryeministri gjatë inspektimit të Lungomare 2 në Vlorë nuk ka preferuar të shqoqërohet nga Leli, por përkundrazi me ironi e ka thumbuar kryebashkiakun.
Rama: Normalisht për sezonin duhet ti vëmë një mbulesë asaj pjesës dhe këtu të vazhdojë të funksionojë.
"Kemi rënë dakord dhe me privatin të ketë një gardh statik me panele, të jetë komplet e mbuluar".
Rama: Morali i fabulës është të bëjmë një plan mbulimi të gjithë pjesës së parkimit me panele të forta dhe pjesa tjetër të mbarojë. Fushën e basketbollit atje të thashë.
"Një është bërë, e ka bërë Leli. Edhe e dyta do të bëhet, për sezonin mbyllet".
Rama: Ta bëjmë dhe ta mbarojmë se të presësh të vdekurit e Bashkisë…
Rama e ka parlajmëruar Dritan Lelin se do të merret me të pas zgjedheve të 25 prillit, pa shpjeguar se cilat do të jenë pasojat për Kryebashkiakun.
Nga ana tjetër edhe pse Vlora i dha Ramës më pak vota se Durrës, Kryeministri për të pushuar me familjen ka zgjedhur bregdetin jonian.
S’ka bashkëpunim, opozita e ndarë në Kuvend
2 Maj, 11:51



