Krimet zgjedhore/ Infocip: 340 persona në prokurori, e para renditet Lushnja

Deri në 25 prill, datë kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare, në dyert e prokurorisë janë dërguar 340 persona. Shkak janë bërë konstatimet e partive politike me pretendimet e shkeljes së rregullave elektorale, madje spas raportit të prezantuar prej përfaqësuesit të Infocip Gerti Shella, rezulton se i njëjti person është paditur disa here.

"Partia Demokratike ka kërkuar nisjen e hetimeve për krime të dyshuara zgjedhore dhe që është depozituar në Spak, është i firmosur nga sekretari i përgjithshëm i kësaj partie Z. Gazmend Bardhi ku janë gjithsej 48 persona për të cilët është kërkuar nisja e hetimeve

Në një radhitje të rretheve sipas kallëzimeve penale, Lushnja radhitet e parë në listë më 17 kallëzime, pas saj vjen Fieri dhe Gjirokastra.

"Lushnja rezulton deri tani të ketë numrin më të madhe të kallëzimeve penale. Prukoria e dytë me numri më të madhe të kallëzimeve është ajo e Fierit."

Sipas Shellës është PD që ka ngritur më shumë akuza. Ndërsa shton se Ngjarja e Elbasanit në të cilën mbeti një i vrarë dhe katër të plagosur ka elemente te krimit zgjedhor. po ashtu ai shton se Korrupsioni në zgjedhje është ne toplisten e rasteve te referuara ne SPAK dhe Prokurorite e Rretheve.