Publikoi videon per blerje votash nga PS, dhunohet 38-vjeçari në Lezhë, policia vë në pranga 4 autorët

Publikoi videon per blerje votash nga PS, dhunohet 38-vjeçari në
Gëzim Paplekaj

Ditën e sotme policia ka arrestuar 4 persona, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dhunuar dhe kanosur Ylli Kacolin.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë Mirash Paplekaj, Gezim Paplekaj, Paplekaj dhe Jetmir Paplekaj, pasi kanë dhunuar dhe kërcënuar Ylli Kacolin për të bërë deklarim të rremë në polici, për blerje votash. 

Të arrestuarit dhunuan 38-vjeçarin për shkak tё shpёrndarjes nё rrjetet sociale njё video.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Gëzim Paplekaj thoshte se kishte marrë 20 mijë lekë të reja në këmbim të 4 votave. 

Ngjarja ka ndodhur, pasi 38-vjeçari Kaçorri kishte publikuar një video në rrjetet sociale, ku Gëzim Paplekaj shprehej se kishte marrë 200 mijë lekë të vjetra nga Partia Socialiste për 4 vota. Pas dëshmisë ky qytetari deklaronte se i kanë blerë votën për Partinë Socialiste, ai është vënë nën hetim, ndërsa rasti po trajtohet si krim zgjedhor nga SPAK.

Ky është rasti i dytë që janë referuar materialet në SPAK për krime zgjedhore në zonën e Lezhës. Më herët, u referua edhe një procedim për blerje vote nga përfaqësues të LSI.

Ndërkohë materialet hetimore në ngarkim të 4 personave që dhunuan dhe kanosen 38-vjeçarin që ka publikuar videon do ti referohen prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të metejshme.