Itali/ Shkon në port për të tërhequr 138 kg kokainë, arrestohet shqiptari
Autoritetet italiane të Guardia di Finanza kanë vënë në pranga shqiptarin Armando Brahimi 45 vjeç, i akuzuar për trafikimin e 138 kg kokainë.
Hetimet për operacionin e sekuestrimit të drogës, zbardhën se 45 vjeçari shqiptar kishte udhëtuar nga Verona në Portin Vado Ligure për tërheqjen e 138 kg kokainë e cilësisë mjaft të pastër, e cila ndodhej në kontejnerin e një anije që sapo kishte mbërritur nga Amerika e Jugut.
Falë rrëfimit të një bashkëpunëtori të drejtësisë, Guardia di Finanza e Savonës mbante prej ditësh nën vëzhgim kontejnerin me kokainë.
Operacioni i autoriteteve italiane u ekzekutua sapo shqiptari Armando Brahimi së bashku me 2 persona të tjerë ngarkuan 138 kg në automjetin e tyre tip Audi 3. Trafikantët nuk iu bindën urdhërit të ndalimit të policisë e pas një ndjekje prej disa minutash braktisën automjetin me drogë.
Meta apel për qetësi dhe reflektim deri në shtator
27 Prill, 14:06
Financierët italianë mundën të identifikojnë se një nga tre trafikantët e drogës ishte shqiptari 45 vjeçar Armando Brahimi, falë dhe një investigimi paraprak që shfaqi praninë e tij në portin Vado Ligure natëb e operacionit, konfirmuar dhe nga përgjimi gjeolokalizues i skedës telefonike të tij.
Në automjetin personal të shqiptarit, i tipit Audi Q5, u gjetën dokumentet e automjetit tjetër tip Audi A3 të cilin e përdori për transportimin e kokainës.
Armando Brahimi është bashkëpronarë i një autoshkolle e jeton së bashku me familjen në qytezën Nogara në rajonin e Venetos.Ai nuk ka pranuar të flas përballë prokurorëve italianë e aktualisht ndodhet në burgun e Montorios.
Ndaj tij rëndojë akuzat trafik lëndësh narkotike, rezistencë e shkelje të urdhërit të forcave të rendit e rrezik arratisje.
Dy bashkëpunëtorët tjerë janë shpallur në kërkim.
Kurti dhe Palmer diskutojnë për dialogun
27 Prill, 13:27



