Librazhd/ Rrahën babë e bir, arrestohen 2 vëllezër, një në kërkim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2021, 13:51
Policia e Librazhdit ka arrestuar 2 vëllezës dhe ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër, pasi kanë goditur me sende të forta shtetasin P.Ç dhe djalin e tij për motive të dobëta.
Sipas njoftimit të bluve, janë arrestuar B. Ç., 46 vjeç, banues në Cërrik dhe Sh. Ç., 44 vjeç, banues në Librazhd (vëllezër), si dhe u procedua shtetasi A. Ç., 20 vjeç, banues në fshatin Hotolisht.
Këta shtetas, në fshatin Hotolisht, Librazhd, kanë goditur me sende të forta, për motive pronësie, shtetasin P. Ç., 52 vjeç dhe djalin e tij, shtetasin O. Ç., 20 vjeç.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
