Lefter Koka optimist për mandatin e Ramës në Durrës: 300 - 440 vota, i kemi në kutitë e panumëruara

Kur kanë mbetur më pak se 90 kuti për tu mbyllur procesi i numërimit,  kandidati për deputet I PS-ë në Durrës, Lefter Koka shprehet besimplotë se PS do të arrijë objektivin për 8 mandate.

Në një prononcim për Ora News, Koka thotë se duhen 300 – 400 vota që ata të marrin dhe mandatin e 8-të, ku renditet dhe Edi Rama.

“Besoj se u realizua objektivi për 8 mandate. Kutitë e mbetura do të tregojnë qartazi se PS do të ruajë objektivin për 8 mandate.

Shifrat flasin dhe ato të pritshmet. Ne duhet të ngushtojmë diferencën për 300- 400 vota që na rikthen në mandatin e 8. Jam e sigurtë që komuna  Nikël, qendra e qytetit të Durrësit dhe komuna e Rrashbullit do ta bëjë të mundur këtë diferencë sepse pritshmëtria është më e madhe se kaq. 

Ndihem i lumtur që dhashë kontributin në PS dhe të japim vazhdimësinë zhvillimit ekonomik të qytetit”

Në listën e kandidatëve në Durrës, Edi Rama është i 8-ti ndërsa Lefter Koka renditet i shtati.

1-Milva Konomi

2- Alban Xhelili
3- Jurgis Çyrbja
4- Klodiana Spahiu
5- Ilir Ndraxhi
6- Rrahman Rrahja
7- Lefter Koka
8- Edi Rama
9-Ana Dhamo
10- Artan Bitri
11- Kejda Bejaj Ferra
12- Arkend Balla
13- Denis Deliu
14- Klementina Meçe
15 - Erjon Meka