Vonohen në procesin e numërimit, gjobiten komisionerët në KZAZ 39 Tiranë
Në KZAZ nr.39 në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar vazhdon procesi i numërimit dhe nga informacionet ka përfunduar procesi për 46 kuti votimi nga 71 të cilat janë në total.
PS kryeson me 9060 vota, PD me 7869 vota, LSI 1024 dhe PSD 383 vota.
Gjithashtu kemi dhe 639 votat të pavlefshme të konfirmuara deri tani nga KQZ.
Gazetari i Ora News, Endi Mullaj informon se komisioni i kësaj KZAZ është gjobitur me 3000 lekë të reja, secili prej anëtarëve. Janë 7 anëtarë të cilët morën gjobë për shkak të vonesave të numërirmit të votave.
Ditën e djeshme ata nuk kanë mundur të numërojnë më shumë se 50% të kutive të votimit, ndaj janë gjobitur me këtë shumë.
Zoti Celibashi, informoi ditën e djeshme se janë të paktën 18 KZAZ, shumica në Tiranë të cilat janë gjobitur për shkak të vonesave në proccesin e numërimit të votave.
