PS: Mundësi reale edhe për 2 mandate në Tiranë e Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2021, 13:01
Partia Socialiste beson se Tirana dhe Durrësi do ti japin edhe dy mandate të tjera.
“Presim me durim rezultatin përfundimtar në Durrës dhe Tiranë ku besojmë se kemi mundësi reale dhe për dy mandate të tjera.”
Mesditën e sotme, në një deklaratë për median nga selia e PS-së, zëdhënësja e fushatës, Bora Muzhaqi i bëri thirrje numëruesve të vijojnë punën pa u lodhur tani me numërimin e votave të kandidatëve.
“Përtej numërimit përfundimtar të mandtave tani është koha për tu angazhuar në numërimin e votave të të kandiatëve”
PS nëvizoi se asnjë votë nuk duhet lejuar të tjetërsohet.
