Numërohen 2104 nga 5199 kuti, PS 49.52 %, PD 38.92 % dhe LSI 7.12 %
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Prill 2021, 13:06
Deri në orën 12:51 sipas raportimit të KQZ-që janë numëruar 2104 kuti nga 5199 në total në rang vendi.
Partia kryesuese deri më tani shfaqet PS me 295.622 vota ose 49.52 %.
PD-AN ka marrë 232.109 vota ose 38.92 % .
LSI në rang vendi ka marrë 42.544 vota ose 7.12 %.
PSD e Tom Doshit, i cili është tërhequr tashmë nga gara për deputet ka arritur të marrë 11.844 ose 1.98 %.
Deri tani janë 32.198 vota të pavlefshme në rang vendi.
Vijon procesi i numërimit në të gjithë vendin.
