Soreca inspekton numërimin e votave në Shkollën e Kuqe: Procesi të vijojë pa probleme dhe vonesa
Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, apeloi që procesi i numërimit të votave të vijojë pa probleme dhe vonesa.
Nga ana tjetër ai kërkoi që palët të presin me qetësi numërimin deri në votën e fundit pa dalë në konkluzione dhe përfundime paraprake.
Soreca: Sot ishte dita e dytë e vëzhgimit. Po shkoj në disa nga qendrat e numërimit në Tiranë. Në disa prej tyre ekipet në mënyrë të paevitueshme po bëjnë pushim. Procesi duhet të vijiojë pa probleme dhe vonesa, pasi kemi shumë gjëra për të mësuar dhe qytetarët duhet të mësojnë rezultatin e zgjedhjeve.
Zgjedhësit shqiptarë e thanë fjalën dje, ka pasur një pjesëmarrje të lartë që ishte një tregues i mirë i jetës demokratike në Shqipëri. Të mos tejkalohet pa u numëruar të gjitha votat. Derisa të numërohet vota e fundit të presim me qetësi dhe të mos arrijmë në konkluzione dhe përfundime pa u numëruar të gjitha votat në vend.
Soreca paralajmëroi se sonte vonë mund të kemi një deklaratë nga udhëheqësit e BE mbi ecurinë e procesit të zgjedhjeve në Shqipëri.
Deklaratat Soereca i bëri ndërsa inspektoi procesin e numërimit të votave në Shkollën e Kuqe në kryeqytet ku procesi është ndërprerë në 6 të mëngjesit dhe pritet të rifillojë sa më shpejt.
Soreca: Është shumë e rëndësishme të rifillohet nga puna sa më shpejt të jetë e mundur.
Në KZAZ numër 38 mbeten ende shumë kuti për tu numëruar.



