Mbërrijnë në aeroportin e Rinasit edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer

Mbërrijnë në aeroportin e Rinasit edhe 8190 doza të
Foto e postuar nga Rama në Facebook

Ndërkohë që në vendin e kanë kapluar ethet e numërimit të votave, kryeministri Rama bën me dije se kanë mbërritur në Rinas 8190 vaksina të tjera Pfizer.

Rama shkruan se "8190 vaksina të tjera Pfizer mbërritën sonte, teksa vaksinimi vazhdon me ritëm të lartë."

Kryeministri Rama duket se e ka "thyer" heshtjen për rezultatin duke përdorur ardhjen e vaksinave.

Ndërkohë, deri më tani, kur janë numëruar 70% e votave, PS kryeson me 73 mandate, PD-AN 59, LSI 5 dhe PSD 3 mandate.