Ambasadorja Kim: "Defender 21" fillon zyrtarisht sot, mbërrin anija e parë në Durrës
Ambasadorja Yuri Kim me anë të një postimi në Tëitter ka njoftuar se Defender21, stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkan, fillon zyratrisht sot.
Ajo njofton se ka mbërritur 1 anije me 800 pajisje në Durrës, ndërkohë pritet të arrijnë dhe 2 anije të tjera.
"# Defender21 , stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin, fillon zyrtarisht sot. Me kënaqësi të shoh USNS Bob Hope të mbërrijë në Durrës.

Bob Hope është një anije furnizimi që mban më shumë se 800 pajisje për t'u përdorur në stërvitje. 2 anije të tjera do të bashkohen së shpejti në Durrës. #KrahperKrah"
#Defender21, largest military exercise in W. Balkans, officially starts today. Pleased to see USNS Bob Hope arrive at Durrës. The Bob Hope is a supply ship that is carrying more than 800 pieces of equipment for use in the exercise. 2 other ships will join. ???????????????? #KrahperKrah pic.twitter.com/jL8u9HidRo
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 26, 2021