Përmeti mbetet i majtë, por PS humbi vota në krahasim me 2017

Është mbyllur procesi i votimit në Përmet në qarkun e Gjirokastrës. Gjithsej kanë qenë 24 kuti votimi ku në përfundim ka rezultuar se:

Partia Socialiste ka marrë 3466 vota.

Partia Demokratike ka marrë 1939 vota.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë 527 vota.

Në krahasim me 2017, PS është rreth 400 vota më pak. Rezultati në 2017 për këtë bashki ishte: PS, 3857, PD 2004 vota dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, 1433 vota.