Numërohen 1916 nga 5199 kuti, PS 49.44 %, PD 38.98 % dhe LSI 7.15 %
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Prill 2021, 11:57
Deri në orën 11:41 sipas raportimit të KQZ-që janë numëruar 1916 kuti nga 5199 në total në rang vendi.
Partia kryesuese deri më tani shfaqet PS me 267.452 vota ose 49.44 %.
PD-AN ka marrë 210.834 vota ose 38.98 % .
LSI në rang vendi ka marrë 38.632 vota ose 7.15 %.
PSD e Tom Doshit, i cili është tërhequr tashmë nga gara për deputet ka arritur të marrë 10.649 ose 1.97 %.
Vijon procesi i numërimit në të gjithë vendin.
