Durrës: Numërohen 87 kuti nga 481, PS 53.04%, PD 38.84% dhe LSI 6.17%

Deri në orën 10:31 sipas raportimit të KQZ-që janë numëruar 87 kuti nga 481 në total në qarkun Durrës.

Partia që kryeson deri më tani është PS me 13.653 vota ose 53.04%.

PD-AN ka marrë 9997 vota ose 38.84 % dhe LSI ka marrë 1587 vota ose 6.17 %.

Nisma Thurje ka marrë 87 vota ose 0.34%.

Në raport mandatet PS merr 8 mandate në qarkun e Durrësit , ndërsa PD-AN merr 6 mandate.

Ndërkohë, LSI duket se do të nglë pa një mandat në këtë qark.