Celibashi: Nuk ka justifikim ndërprerja e procesit, numëruesit duhet të zëvendësohen menjëherë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Prill 2021, 11:47
Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi nëpërmjet një statusi në facebook i ka bërë thirrje numërueve të vazhdojnë procesin e numërimit të votave.
Sipas Celibashit, ndërprerja e procesit të numërimit nuk ka asnjë justifikim.
Celibashi: "Partitë politike që kanë numërues, duhet ti përmbahen premtimit publik për të garantuar numërimin dhe vlerësimin e pandërprerë të votave. Nuk ka asnjë justifikim ndërprerja e procesit për shkak të mungesës së numëruesve. Numëruesit dhe/ose komisionerët e lodhur duhet të zëvendësohen menjëherë.
#zgjedhjetshqiperi2021 #25prill2021 #kqz"
