Yuri Kim kthehet në KZAZ nr 39: Liderët politikë të presin rezultatin me qetësi, numërimi të mos ndalet

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim u rikthye në KZAZ nr 39 pranë Muzuet në Tiranë për të parë mbarëvajtjen e procesit të numërimit.

Përveç apelit drejtuar numëruesve të mos ndalojnë punën, Yuri Kim pati dhe një mesazh drejtuar liderëve politikë, të presin me qetësi rezultatet.

“Është një gjë e  mirë që të shikojmë numëruesit duke punuar fort pa u lodhur dhe të vazhdojnë punën. Votuesit e kanë bërë punën e tyre, autoritetet këtu janë duke bërë detyrën dhe detyra e kandidatëve dhe udhëheqësve të rrinë të qetë dhe me durim tëp resin rezultatin.

E di që me entuziazmin e momentit disa kanë shpallur fitoren por nuk kemi mbërritur sa të dalë rezultati përfundimtar, le të ruajmë qetësinë dhe të presin e të shohim cfarë thotë populli”

Yuri Kim përsëriti se e gjithë bota po vëzhgon si po ecën ky proces zgjedhor

"Folëm për disa padakordësi që mund të ndodhin dhe në SHBA. Me rëndësi është që të ketë një proces racional e transparent për zjgidhje  e këtuyre cështjeve. Më lejoni të nënvizoj se e gjithë bota ka sytë tashmë këtej.

Miqtë tuaj veriorë, do thotë Suedia, miqtë tuaj perëndimorë, Spanja dhe SHBA janë duke ju parë dhe duke pritur që ju tia dilni mbanë e të keni sukses."

Deri në orën 19:00 ishin numeruar 19 nga 71 kuti votimi