Numërohen 590 kuti votimi, PS deri më tani merr 59 mandate, PD-AN 42, LSI 6 dhe PSD 2

Deri në orën 04:40 janë numëruar 590 kuti votimi nga 5199 në total në të gjithë vendin.

Sipas të dhënave të KQZ-aq, partia që kryeson në nivel votash është PS me 50.6% të totalit.

Ndërkohë, PD renditet e dyta me 38.02% të votave dhe LSI me 6.76%.

Partia PSD, tashmë me Tom Doshin që ka hequr dorë nga mandati i tij, ka marrë 1.94% të votave.

Partitë e treja akoma nuk kanë arritur që të kenë më shumë se sa 1% të votave deri më tani.

Në rang mandatesh PS deri më tani merr 59 mandate, PD-AN 42, LSI 6 dhe PSD 2.

Numërohen 590 kuti votimi, PS deri më tani merr 59 mandate, PD-AN 42,
Rezultati nga 590 kuti votimi