Yuri Kim zbret në terren, urdhër numëruesve të PD-së: Hiqni bluzat me nr. 9, ose vishini mbrapsht!

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim ka qenë mbrëmjen e sotme për inspektim në njësinë nr. 5.

Ajo është shoqëruar nga kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi në këtë inspektim të orëve të vona.

Ndërkohë, Yuri Kim u ka kërkuar që numëruesit e PD0së të ndërrojnë bluzat e tyre mbi të cilat ishte stampuar numri 9 dhe nëse nuk kishin mundësi t’i veshin mbrapsht ato.

Yuri Kim: Duhet të ndërroni bluzat. Ju që keni veshur bluzat me nr 9, ju të Partisë Demokratike duhet të ndërroni bluzat. Nuk lejohet. Ose të paktën t’i vishni mbrapsht. Ndërrojini tani në moment. Kush është këtu nga PD? Po nga PS? Po nga LSI? Kur nisni? Shpejt? Ok, do të jem edhe unë me ju.

Ambasadorja u bëri thirrje partive politike që të presin certifikimin e rezultatit përfundimtar dhe ta pranojnë atë.

Yuri Kim: Ne do ta shohim procesin nga afër. Sikurse e kam thënë edhe më herët, votuesit shqiptarë e kanë bërë punën e tyre. Tani përgjegjësia mbetet mbi numëruesit për ta bërë punën e tyre me integritet. Gjithashtu, mendoj se është e rëndësishme që autoritetet të ndjekin problematikat në mënyrë që të ketë një proces që përmirësohet me kalimin e kohës. Për kandidatët dhe partitë është koha që të presin rezultatin dhe kur ai të certifikohet, ata duhet ta pranojnë atë. Shtetet e Bashkuara do të jenë këtu deri në fund.

Të njëjtën kërkesë ka bërë edhe kreu i KQZ, Ilrijan Celibashi, i cili u tha se duhet t’i ndërronin bluzat dhe të nisin punën.