Kandidati i PD-së: Sot qytetarët e Shqipërisë vendosën që të çojnë Ramën në shtëpi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Prill 2021, 01:13
Alfred Rushaj, kandidati i PD-së në Tiranë u shpreh se dita e sotme është një ditë e madhe dhe një fitore e madhe për gjithë Shqipërinë.
Në një dalje mediatike, Rushaj theksoi se sot qytetarët e Tiranës vendosën që ta çojnë Edi Ramën në shtëpi dhe të ndalojnë një regjim.
Rushaj: Sot është një ditë e madhe, një fitore e madhe për Shqipërinë. Sot qytetarët e Shqipërisë vendosën që të çojnë Ramën në shtëpi, vendosën që të stopojnë një regjim. Qytetarët e çuan në shtëpi Ramën, sepse janë të pakënaqur me të. Qytetarët mundësuan ndryshimin, mposhtën regjimin. Faleminderit dhe i uroj natë të mbarë të gjithë Shqipërisë.
Ndërkohë, në disa qendra ka filluar procesi i numërimit të votave pas marrjes së kutive dhe materialeve zgjedhore.



