Kodheli: PS është në avantazh momentalisht në Tiranë, do të mbahen 18 mandatet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Prill 2021, 03:37
Kandidatja e PS-së në Tiranë Mimi Kodheli ka qenë e pranishme në KZAZ-në nr. 30 në kryeqytet duke vëzhguar procesin e numërimit të votave.
Kodheli tha se procesi po vazhdon qetësisht dhe se PS është duke kryesor në numër votash deri më tani, në raport me kutitë e hapura.
Kodheli: Procesi po ecën më ritme të kënaqshme. Kam informacione se procesi në gjithë Tiranën po ecën me këtë mënyrë. Shpresoj që të mbahet ajo që tha KQZ se rezultatet do të dalin për 48 orë. Nga nesër do të kuptojmë më mirë nëse exit pollet ishin të sakta. PS është në avantazh momentalisht. PS del forcë e parë. Unë besoj se do të mbetet në 18 vendet e saj për ne.
Numërimi i votat ka nisur në disa qendra numërimi tashmë në kryeqytet dhe deri më tani PS kryeson me vota.



