Paloka shpall fitoren në Durrës: Jam i bindur që edhe numërimi do të jetë i rregullt
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2021, 23:47
Drejtuesit politik i Partisë Demokratike dhe kryesuesi i listës së kandidatëve për deputet Edi Paloka shpalli fitoren e PD në këtë qark për zgjedhjet e 25 prillit.
Në një dalje për mediat, mes ovacioneve të mbështetësve ai shprehu bindjen se edhe procesi i numërimit do të realizohet sipas të gjitha rregullave.

Edi Paloka
Paloka: Është momenti të falenderojmë të gjithë ata që me përkushtim gjatë gjithë kësaj kohe punuan dhe sakrifikuan për të arritur këtë fitore sot. Jam i bindur që edhe numërimi do të jetë i rregullt sipas të gjithë procedurave dhe në fund fare kjo fitore do të konfirmohet.
Sipas Exit Poll të Rtv Ora dhe Antonio Notos PS dhe PD ndahen me 6-7 mandate, ndërsa LSI merr 0-1 mandate.

