Celibashi për pjesëmarrjen në votime: Rezultati zyrtar vetëm pasi të përfundojë numërimi

Pa mbaruar numërimi i fletëve të votimit për zgjedhjet e 25 prillit duket se nuk do të kemi një shifër zyrtare sesa ishte pjesëmarrja e qytetarëve në këtë proces.

Komisioneri Shtetëror, Ilirian Celibashi, në një dalje për mediat tha se paraprakisht jemi në shifrat e 48.2% nga 46.77% në zgjedhjet e 2017.

Celibashi: Ka filluar procesi i numërimit për zonat zgjedhore të Pustecit dhe është në përfundim procesi i dorëzimit i të materialeve zgjedhore dhe të kutive të votimit nga komisionet e qendrave të votimit në zonat e administrimit zgjedhor, në mënyrë të posaçme në vendet e numërimit të votave.

Procesi i transportimit të fletëve të votimit dhe bazës materiale është duke u kryer në përputhje me procedurat e udhëzuara nga KQZ. Sa i përket pjesëmarrjes, sipas të dhënave të KQZ është 48.2%.Rezultatin zyrtar të pjesëmarrjes në votim do ta kemi pasi të marrim të gjithë informacionin  nga të gjitha qendrat e votimit. Pjesëmarrjen totale në numër të e kemi pasi të përfundojë procesi i numërimit.

Edhe pse u vu në vështirësi nga gazetarët, Celibashi tha se nuk ka ndodhur asnjëherë, në këto 20 vite të paktë,n që të gjithë anëtarët e komisionerëve të gjitha QV të kenë raportuar në mënyrë të njëkohshme mbi pjesëmarrjen.

As identifikimi biometrik nuk ka dhënë dorë në këtë proces.

Celibashi: Është dakordësuar me partitë që pajisja e identifikimit elektronik do të funksiononte offline dhe nuk ka mundësi të transmetojë rezultatin në kohë reale. Jo të gjitha Qendrat e Votimit e kanë bërë detyrën. KQZ ka bërë më të mirën. Pjesëmarrja nuk po mbahet pezull, është e njëjta mënyrë raportimi si në zgjedhjet e tjera.

E njëjta gjë edhe në njësinë 10 në kryeqytet ku i gjithë procesi zgjedhor iu besua teknologjisë.

Celibashi: Në zonën zgjedhore numër 40 janë 32 QV, kanë raportuar vetëm një pjesë e tyre.

Celibashi nxiti që numërimi të vijojë gjatë natës.

Celibashi: Duhet të vazhdojnë procesin e numërimit, nuk ka asnjë arsye që ky proces të ndërpritet. Nuk kanë pengesa, vetëm nëse do të kenë pengesa të karakterit subjektiv.