Vlorë, shoferi del për të pirë cigare, grabitësit i marrin makinën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2021, 23:06
Ndërkohë që vendi është futur në ethet e votimit dhe numërimit të votave, nuk ndalen edhe vjedhjet.
Në autostradën Vlorë-Fier është grabitur një makinë.
Mësohet se drejtuesi i mjetit ka lënë për pak sekonda për të pirë cigare.
Në këto disa persona janë futur në makinë dhe e kanë grabitur këtë të fundit.
Policia ka ngritur postbllok në hyrje të qytetit të Vlorës për të ndaluar autorët.

Postblloku i policisë në Vlorë


