Alibeaj: Fitore e fierakëve dhe shqiptarëve, numërimi kam besim se do të jetë i pastër dhe korrekt

Nga Fieri, kandidati i PD-së në këtë qark në një dalje për mediat Enkelejd Alibeaj u shpreh se dita e sotme ishte një fitore e gjithë shqiptarëve.

Sipas Alibeajt, në Fier do të fillojë procesi i numërimit, për të cilin ai theksoi se ka besim se do të jetë i pastër dhe korrekt.  

Alibeaj: Është një fitore e të gjithëve, sigurisht edhe e qytetarëve fierakë. Kështu fillojmë një të ardhme të re së bashku. Falenderoj të gjithë qytetarët që gjatë kësaj fushate, e para na besuan dhe u treguan të përkushtuar. Mendoj se kjo është një fitore e përbashkët e jona që u përket shqiptarëve. Tani do të fillojë procesi i numërimit, për të cilin kam besim se do të jetë i pastër dhe korrekt.  Votat janë në kuti, ajo që është e rëndësishme është që ky proces të jetë i pastër dhe i shpejtë, të nxjerrë atë rezultat që e presin të gjithë shqiptarët: fitoren e qytetarëve.