Boiken Abazi: Te KZAZ nr. 34 nuk po lejojnë të hyjë asnjë vëzhgues i certifikuar nga unë si kandidat

Boiken Abazi: Te KZAZ nr. 34 nuk po lejojnë të hyjë asnjë
Foto e postuar nga Boiken Abazi jashtë KZAZ-së

Ndërkohë që po vazhdon procesi i numërimit në kryeqytet, nisin edhe ankesat e para për parregullsi.

Ka qenë kandidati i pavarur Boiken Abazi ai i cili shkruan në Facebook, se nuk po lejojnë të hyjë asnjë vëzhgues i certifikuar nga ai në KZAZ-në nr. 34 në Tiranë.

Abazi shton se do të bëjë ankesë në KAS dhe fton media që të mbulojë ngjarjen, e policinë që të mos zbatojë urdhra të paligjshme.

Boiken Abazi: Te Shkolla "Bajram Curri" KZAZ nr. 34 nuk po lejojnë të hyjë asnjë vëzhgues i certifikuar nga unë si kandidat i pavarur. Ndërkohë kanë lënë vëzhguesit e subjekteve të tjera. Ne po bëjmë ankesë në KAS. I bëjmë thirrje medieve të mbulojnë ngjarjen. I bëjmë thirrje policisë të mos zbatojë urdhra të jashtëligjshëm.

Në kryeqytet kanë filluar që të numërohen tashmë kutitë e para, ku deri më tani PS kryeson me disa dhjetëra vota.