Përfundon votimi në burgun e Fierit dhe Drenovës, vijon në atë të Burrelit

186 qytetare që vuajnë denimin në burgun e Fierit kanë marrë pjesë në procesin e votimit të kësaj të diele.

Gjithsej në burgun e Fierit, vuajnë dënimin 256 shtetas.

Mësohet se 70 të dënuar me të drejtë vote nuk kanë pasur mjet identifikimi, kartë identiteti apo pasaportë biometrike, ndaj dhe nuk kanë mundur të votojnë.

Sakaq, një pjesë tjetër janë përjashtuar nga procesi i votimit, për shkak të ligjit të Dekriminalizimit. Ndërkohë, kutitë e votimit do të dërgohen në qendrën e numërimit në Patos.

Procesi i votimit ka përfunduar dhe në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë, ku nga 465 të dënuar kanë votuar 110 prej tyre. Për shkak të ligjit të dekriminalizimit 110 të dënuar nuk mundën të votojnë.

158 të tjerë nuk kanë votuar sepse s’kanë qenë të pajisur me karta identiteti dhe për shkak të pamundësisë ekonomike nuk kanë mundur të aplikojnë për mjetin e identifikimit.

Ndërkohë në burgun e sigurisë së lartë në qytetin e Burrelit kanë ushtruar të drejtën e votës deri në këto momente 52 nga 79 të burgosurit që vuajnë dënimin në këtë IEVP. 

Deri tani të dënuarit që kanë patur letërnjoftimet aty kanë votuar, një pjesë nuk i kanë, ndërsa pjesa tjetër nuk kanë shkuar ende.

Rreth 3 milion e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Në këto zgjedhje marrin pjesë 12 parti dhe disa kandidat të pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje.