Pak orë nga mbyllja e votimit, ndërpritet energjia elektrike në Pogradec
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2021, 17:27
Ndërpritet energjia elektrike në qytetin e Pogradecit.Sipas kryetarit të KZAZ Pogradec, në lidhje me këtë defekt janë lajmëruar KZAZ-të paraprakisht, ndërsa puna po vijon normalisht me aparaturat të cilat janë të pajisura me bateri.
Nuk dihet nëse bateritë e këtyre pajisjeve do të mjaftojnë për vijimin normal të procesit deri në rikthimin e energjisë elektrike.
Procesi i votimit në të gjithë vendin ka nisur në orën 7 të mëngjesit dhe pritet të përfundojë në 19:00.