Të shtëna me armë në zonën e Alliasit
Të shtëna me armë zjarri në zonën e Alliasit. Policia bën me dije se të shtënat janë dëgjuar afër zonës së "5 Majit", ku një person ka qëlluar në ajër, pas një konlikti me 3 të tjerë për motive të dobëta
Me datë 23.4.2021, rreth orës 20:15, në Allias, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi B. Gj, së bashku me 3 shtetas të tjerë ende të paidentifikuar nga ana jonë kanë goditur me sende të forta shtetasin J. H.
Në largim e sipër njëri prej 3 shtetasve të paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Dyshohet se lloji i armës është TT. Ai ka qëlluar vetëm një herë, sakaq në vendngjarje është gjetur edhe gëzhoja.
Policia bën me dije se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
