Vrasja në Elbasan, Yuri Kim: Të zbatohet ligji, Rama, Basha dhe Meta të ushtrojnë vetëpërmbajtje!

Lidhur me vrasjen dhe plagosjen 4-fishtë në Elbasan, ka reaguar edhe ambasada amerikane në vendin tonë.

Ambasada u bën thirrje zyrtarëve të zbatimit të ligjit të hetojnë këtë incident sa më shpejt dhe në mënyrë të plotë, të identifikojnë autorët dhe t'i dënojnë me të gjithë forcën e ligjit.

Po ashtu, në reagimin e ambasadës theksohet se ambasadorja Kim i ka kërkuar Metës, Ramës dhe Bashës të ushtrojnë vetëpërmbajtje, dhe të udhëheqin në të njëjtën mënyrë, ndërsa çështja është duke u hetuar.

"Kemi ndjekur raportimet për dhunën në Elbasan sot, e cila përfundoi në vdekjen e një personi dhe plagosjen e të tjerëve. Ne u bëjmë thirrje zyrtarëve të zbatimit të ligjit të hetojnë këtë incident sa më shpejt dhe në mënyrë të plotë, të identifikojnë autorët dhe t'i dënojnë me të gjithë forcën e ligjit. Ata që përfshihen në dhunë të tillë duhet të ndëshkohen. Ambasadorja Kim i ka kërkuar Presidentit Meta, Kryeministrit Rama dhe Kryetarit të Partisë Demokratike Basha të ushtrojnë vetëpërmbajtje - dhe të udhëheqin në të njëjtën mënyrë - ndërsa çështja është duke u hetuar. Veprimet tona duhet të bazohen në fakte, jo në frikë apo thashetheme. Kur vetëm disa ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit, ne përsërisim deklaratën tonë të 26 marsit duke bërë thirrje që udhëheqësit - ata që janë në pushtet dhe ata që kërkojnë pushtet - të refuzojnë qartazi dhunën. Ambasada Amerikane do të vazhdojë të monitorojë situatën nga afër."