Prej 24 orësh në koma, ndërron jetë Elisabeta Gjopalaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Prill 2021, 17:10
Elisabeta Gjopalaj, e cila u aksidentua ditën e djeshme në dalje të Lezhës, në superstradën Lezhë-Milot ka ndërruar jetë.
Prej 24 orësh ajo ishte në gjendje kome në spitalin e Traumës në Tiranë. Si pasojë e aksidenti të rëndë, ajo kishte marrë dëmtime të shumta, të cilat i sollën dhe vdekjen.
Lexo edhe: Aksident në dalje të Lezhës, plagosen rëndë një djalë dhe një vajzë
Elisabeta Gjopalaj ka qenë punonjëse e protokollit në bashkinë Lezhë.