Vrasja në Elbasan/ Dëshmia e autorit të dyshuar: Qëllova se tentuan të na vrisnin, kishim informacione se po blinin vota

Elbasani u trondit mesditën e sotme nga një tjetër ngjarje e rëndë kriminale.

50-vjeçari Pjerin Xhuvani, eksponent i PS në këtë qytet, u qëllua për vdekje, ndërsa mbetën të plagosur edhe dhëndri i tij si dhe një efektive politike.

Sipas gazetarit të Ora News, Edison Vatnikaj, që po ndjek ngjarjen nga Elbasani, autori i dyshuar i vrasjes  së Pjerin Xhuvanit Arbër Papleka, ish efektiv i forcave RENEA nga ku ishte larguar dy vite më parë ishte bërë shoqërues i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, njëherazi edhe drejtues politik në qarkun e Elbasanit.

Lexo edhe: U ekzekutua në mes të ditës, kush është Pjerin Xhuvani, 56-vjeçari falsifikoi raportin mjekësor të djalit të Luiza Xhuvanit

"Në vendngjarje, ekspertët po marrin shenjat e gishtave nga një makinë, tip Mercedes Benz, që dyshohet po lëvizte Pjerin Xhuvani. Nga të shtënat me armë kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë. Dhëndri i Pjerin Xhuvanit i cili raportohet se është në gjendje të rëndë dhe është nisur drejt Spitalit të Traumës.Ndërsa e plagosur mbeti edhe një efektive e Forcave Shqiponja, Xhensila Shota", raportoi Vatnikaj.

Sipas gazearit Edison Vatnikaj, “Pjerin Xhuvani njihet si eksponent i PS. Shpeshherë ka qenë i denoncuar edhe nga PD si pjesë një grupi kriminal”, ndërsa gjithçka ka nisur pas informacioneve se ai dhe persona të tjerë, me shuma parash me vete, po tentonin të blinin vota.

"Edhe nga dëshmia e Arbër Paplekajt në polici thuhet se, PD kishte marrë informacione në rrugë operative se, Pjerin Xhuvani së bashku me disa persona të tjerë ndodhej në lagjen 5 Maji me një shumë parash dhe karta identiteti, të cilat do të përdoreshin për të blerë vota. Menjëherë mbështetësit e PD janë nisur drejt vendngjarjes por përplasja ka qenë e ashpër aq sa janë përdorur edhe armët", njoftoi nga Elbasani gazetari i Ora News.

Përplasja ka qenë e ashpër dhe në vijim të dëshmisë së tij ai ka thënë: U qëlluam për tu vetëmbrojtur. U detyrova të përdor armën se filluan të na qëllojnë me armë zjarri dhe tentuan të na vrasin, prandaj përdora armë."

Ekspertët do verifikojnë nëse  gëzhojat janë nxjerrë nga armë të ndryshme.



Lexo edhe: Vetëdorëzohet autori i dyshuar i vrasjes së Pjerin Xhuvanit, ish efektiv i RENEA-s

Makina me të cilin ishte duke lëvizur viktima