Vrasja e Pjerin Xhuvanit, si qytetarët në Elbasan vrapojnë për të shpëtuar kokën
Vrajsa e sotme e Pjerin Xhuvanit, 50 vjeç, në mes të ditës në qytetin e Elbasanit, ka shkaktuar frikë dhe panik te qytetarët e pranishëm në zonë.
Ora News ka siguruar një video ku shihet se si qytetarët mundohen ti shpëtojnë konfliktit duke u larguar nga vendngjarja ose duke u futur në ambjente te mbyllura.
Në video dëgjohen edhe ulërimat e disa grave të pranishme në momentin e vrasjes.
Më pas, në video shfaqet edhe një patrullë policie.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë Elbasan, nga ngjarja mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, ndërsa mbetën të plagosur 4 shtetas: Emiljan Prenga 39 vjeç, Pavlo Vuksani 50 vjeç, Eltjon Bodinaku 32 vjeç dhe Xhensila Sota 27 vjeçe ( punonjëse e policisë).
Kujtojmë se Eltjon Bodinaku është dhëndri i viktimës Pjerin Xhuvani dhe sipas iformacioneve paraprake ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje kritike për jetën.