Punonjësit e burgjeve në protestë: Pagesa dhe gradat na janë bllokuar qëllimisht, institucionet të marrin masa
Policet e burgjeve kërkojnë nga qeveria të respektojë kontratën ligjore me ta për pagesat dhe statusin.
Kreu i sindikatës së shërbimeve policore të Shqipërisë Valentin Macaj akuzoi Ministrinë e Drejtësisë dhe Drejtorinë të Përgjithshme të Burgjeve për bllokim te gradave .
"U mbushën dy vite që kërkojmë rikthimin e pagës të punës në ditët e shtuna dhe e diela të hequra padrejtësisht nga auditi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të rikthyera nga auditi i Ministrisë së Drejtësisë këtu, pro të bllokuara nga drejtori i burgjeve në kundërshtim me nenin 87 të Kodit të Punës. Janë bllokuar qëllimisht nga dyshja drejtuese e burgjeve të gjitha gradat e punonjësve që i kanë fituar me testim dhe provim që nga gushti 2019.
Kemi disa vite që kërkojmë nga Ministria e Drejtësisë që të nxjerrë udhëzimin përkatës për praninë e një anëtari nga sindikata në komisionet e disiplinës. Kemi prej 7 muajsh që pabesisht dhe në kundërshtim me ligjin drejtori i burgjeve bashkë me mëkëmbësin e tij, duke kërcënuar verbalisht vartësit kanë bllokuar zbatimin e kontratës kolektive në fuqi duke shkelur ligjin dhe Kodin e Punës," tha Macaj.
Këtë të mërkurë punonjësit kishin parashikuar një protestë, por ata thane se anulimi erdhi pas presionit për shkarkim nga puna .