Hapet spitali rajonal i Fierit, Erdogan: Një shenjë e re për miqësinë mes vendeve tona
Kur dita e zgjedhjeve është pa 4 ditësh, kryeministri Rama ka vendosur që të përurojë spitalin e Fierit.
Inaugurimin e këtij spitali e ka përshëndetur përmes një lidhjeje edhe presidenti turk, Erdogan.
Ai tha se ky është një tregues i miqësisë pa asnjë interes dhe shprehu ngushëllime për ato familje që kanë humbur jetën nga COVID-19
Erdogan: Jam shumë i lumtur që takohemi me ju së bashku, ju përgëzoj dhe për muajin e Ramazanit dhe shpresoj që ky muaj të sjell bereqet. Marrëdhëniet dhe raportet Turqi-Shqipëri janë shumë të mira, ne kemi bërë të mundur përforcimin e marrëdhënieve mes 2 vendeve tona, besoj fort se ne do të thellojmë më tepër bashkëpunimin. Turqia në mbi 30 vite, ka vazhduar të ofrojë një kontribut të rëndësishëm, pas tërmeteve dhe përgjatë pandemisë së COVID, pa asnjëlloj interesi u përpoqëm që të ishim pranë jush. Uroj që ky spital i miqësisë duke qenë një shenjë e re për miqësinë mes vendeve tona dëshiroj që në gjeografinë e zemrës sonë të shpërndajë shërim për vëllezërit e mi shqiptar, ngushëllime për ato familje që kanë humbur jetën nga COVID dhe uroj shërbim të shpejt për ata që janë të infektuar. Një falenderim të veçantë dua edhe për kompaninë kontraktuese.


