U ekzekutua në mes të ditës, kush është Pjerin Xhuvani, 56-vjeçari falsifikoi raportin mjekësor të djalit të Luiza Xhuvanit

Pjerin Xhuvani, i cili u ekzekutua mesditën e sotme nuk është emër i panjohur. 56-vjeçari Pjerin Xhuvani ka qenë ish-drejtor i Lëvizjes Socialiste për Integrim në këtë qytet.

Xhuvani përveç se emër i njohur për struktuarat e Partisë Socialiste, është edhe një person i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi është një personazh që është akuzuar për mashtrim dhe falsifikim në skemën e rimbursimit të ilaçeve, në periudhën kur drejtonte Fondin e Sigurimeve Shoqërore në Tiranë.

Emri i tij u lakua në çështjen e Kostandin Xhuvanit, djalit të deputetes së PS, Luiza Xhuvani, që u arrestua me akuzën e katër vrasjeve. Xhuvani në atë kohë falsifikimi raportin mjekësor të djalit të Luiza Xhuvanit, i cili në atë periudhë arriti të marrë pafajësinë. Asokohe Xhuvani ishte drejtor i spitalit Psikiatrik të Elbasanit.

Ngjarja ka qenë e befasishme, ku e plagosur ka mbetur edhe një efektive policie, emri i të cilës nuk bëhet i ditur. Në vendngjarje ka mbërritur RENEA.

Lexo edhe: Vritet Pjerin Xhuvani, i plagosur dhe një efektiv policie, 1 i shoqëruar