Shkodër, makinat zyrtarit socialist qëllohen me armë zjarri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Prill 2021, 10:40
Makinat e kryetarit të organizatës së PS Velipojë, David Ndoci, janë qëlluar me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm ndërsa kanë qenë në parkim.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:00, në fshatin Gomsiqe e Re, Njësia Administrative Velipojë, Shkodër.
"Është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeteve tip “Ford Fiesta” dhe “Benz” në pronësi të shtetasit D. N., 36 vjeç, të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, pranë banesës së tij" njoftoi policia.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.