Ngjarja e pazakontë në bulevard, 39-vjeçari ishte ndaluar në 2008 për armë dhe drogë
Taulant Mekollari, 39-vjeçari që tentoi të vriste një ditë me parë me makinën e tij burrë e grua në bulevardin "Migjeni" në Yzberisht rezulton një emër i njohur për drejtësinë.
Në vitin 2008 policia zbuloi nje sasie droge dhe armësh, duke e çuar në pranga të riun të dyshuar si posedues i tyre.
Taulant Mekollari, në atë kohë 26 vjeç, është ndaluar nga policia e Çorovodës për veprat penale të "prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike" dhe "armëmbajtjes pa leje".
Ai është kapur i fshehur në një banesë në Tiranë, tek të afërmit e tij.
Në momentin e pare te operacionit, ndersa dyshohej si shitës droge, Mekollari ka arritur të shpëtojë, ndërsa në shtëpi iu gjetën, një armë automatik "Kallashnikov" dhe një sasi fishekësh.
Policia e Tiranës njoftoi sot arrestimin e Mekollarit për ngjarjen në bulevard.
"Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit T. M dhe G. M. fillimisht kishin debatuar për motive të dobëta në rrugën “Besim Alla” dhe pas disa minutash, tek bulevardi “Migjeni” ishin konfliktuar përsëri me grushte me njëri-tjetrin.Pas konfliktit, Taulant Mekollari ka marrë mjetin e tij dhe ka tentuar dy herë të godiste me mjet shtetasin G. M. dhe bashkëshorten e tij, por pasi nuk ia ka arritur qëllimit, ka dëmtuar më pas mjetin e shtetasit G. M" njoftoi policia.
Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës me dashje‘’dhe’’Plagosja e lehtë me dashje’’.
Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi G. M., 36 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje’’.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.