Nuk ka surpriza, Man. United, Roma e Arsenal në gjysmëfinale

Do të jenë 2 përballje shumë të forta gjysmëfinalet e Europa League. Mbrëmja e sotme nuk dhuroi surpriza duke kualifikuar më tej favoritët e Man. United, Romës, Arsenalit dhe Villarrealit.

Në “Old Trafford”, ishte një sukses pa probleme për “djajtë e kuq” që vinin pas fitores 2-0 në Spanjë teksa u imponuan 1-0 ndaj Granadas me golin deçiziv nga Cavani që në minutën e 6’ çka I dha qetësi skuadrës së Solskjaer.

Ndërkohë në “Olimpico”, Roma vuajti për të siguruar një biletë në gjysmëfinale pasi barazoi 1-1 me Ajaxin kur kujtojmë që në Holandë verdhekuqtë fituan 2-1. Miqtë shënuan të parët me Brobbey në 49’ duke rrezikuar shumë edhe me golin e dytë por që u anulua ndërsa më pas Roma gjeti barazimin në 72’ me Dzekon i cili i dha qetësi skuadrës dhe kualifikimin më tej.

Arsenal ishte dominues në çeki ndaj Slavia Pragës duke u dhënë një leksion 4-0 vendasve pas barazimit 1-1 më parë në “Emirates”. Golat u shënuan nga Pepe në 18’, Lacazette në 21’ dhe 77’ ndërsa Saka në 24’, në këtë sukses shumë të rëndësishëm për sezonin e Arsenalit.

Në sfidën tjetër në Spanjë mes Villarrealit dhe Dinamos së Zagrebit, vendasit triumfuan 2-1 dhe falë suksesit 1-0 në sfidën e parë nuk rrezikuan asnjëherë biletën për më tej.

Shorti ka përcaktuar edhe çiftet gjysmëfinaliste të Europa League, që do të jenë, Villarreal-Arsenal dhe Man. United-Roma.