Universiteti Evropian i Tiranës dhe ai i Gjirokastrës marrëveshje partneriteti

Universiteti Evropian i Tiranës dhe ai i Gjirokastrës, kanë tashme  një marrëveshje partneriteti për projektet zhvillimore. Ne fokus është trashëgimia kulturore.  

Rektori i Universitetit Evropian të Tiranës, Tonin Gjuraj thekson përmes këtij memorandumi dy institucionet angazhohen për bashkëpunim dhe njohje të ndërsjellë.

“Nga ato çfarë thoni shoh që nuk janë vetëm premtime, por edhe vizion i asaj që do të arrihet më tej. Për mua nuk ka lidhje më të natyrshme se sa kjo e marrëveshjes së UET me Universitetin e Gjirokastrës. Gjirokastra nuk mund të mendohet pa kalanë, qafën e pazarit dhe universitetin. Është një institucion që i jep shumë përmbajtje qytetit, që ia shton vlerat. Është një metropol i jugut dhe më vjen mirë që kanë një ekip që do të përfaqësojë frymën dhe interesat e këtij qarku në parlamentin e ardhshëm"

Ndërsa Rektori i Universitetit “Eqerem Çabej” Bektash Mema e konsideroi marrëveshjen si finalizimin te bashkëpunimit në fushën akademike dhe në fushën e kërkimit.

Fokusi parësor do të jetë në fushën e trashëgimisë kulturore me synim që të dy universitetet te angazhohen për një zhvillim të qëndrueshëm të rajonit jugor.